Edhe Moto GP nuk fillon këtë sezon


Edhe Moto GP nuk fillon këtë sezon

10:00 19/05/2020

Garat e MotoGP të programuara për t’u zhvilluar në kontinentin e Azisë nuk mund të mbahen pa praninë e spektatorëve. Është ky vendimi i ndërmarrë nga kompania që zotëron të drejtat e transmetimit të botërorit të motorave, Dorna Sports.

Përmes shefit ekzekutiv të saj, Carmelo Ezpeleta, Dorna ka konfirmuar se skuderitë nuk do të udhëtojnë drejt Azisë nëse gjërat mbeten në këto nivele.

Në intervistën për Fox Sports, spanjolli u shpreh se ndryshe nga Europa, ku garat mund të zhvillohen pa praninë e publikut, garat në Azi do të sillnin humbje të madhe financiare.

Ndër të tjera, ai shtoi se drejtuesit e MotoGP po rimodelojnë një kalendar të mundshëm, ku përfshihen 12 deri në 13 gara. Shumica e tyre pritet do të mbahen në Europë midis muajit Korrik dhe Nëntor, pastaj mund t’i lihet hapësirë për garat e Azisë dhe Amerikës.

Ashtu si pjesa tjetër e botës sportive, MotoGP nuk e ka çelur sezonin e këtij viti për shkak të shpërthimit të pandemisë. Megjithatë, situate shihet se po shkon drejt normalitetit dhe rikthimi i turneve sportive pritet të bëhet shumë shpejt.

Korriku shihet si opsioni më i mundshëm për startin e këtij sezoni. Edicioni i vitit 2020 ishte planifikuar të fillonte më 8 Mars në Katar, por si shumë Çmime të Mëdha u anulua për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Klan Plus






Të ngjashme