Edhe në Maqedoninë e Veriut nuk respektohet karantina
Ministria e Brendshme: Do marrim masa më rigoroze
Mbi katër mijë qytetarë janë në vetëizolim, kurse Ministria e Brendshme është duke bërë analiza nëse është e domosdoshme të mobilizohen edhe pjesëtarët rezervë të policisë me qëllim të mbikëqyrjes nëse respektohen masat e vetëizolimit.
“Vetëm në Shkup janë 1088 persona në vetëizolim, kurse 3787 persona janë në tërë Maqedoninë. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shkupit ka kryer kontrolle në dhjetëra objekte ku në disa prej tyre nuk janë respektuar rekomandimet. Policia ka vërtetuar se 27 persona nuk kanë qenë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe kundër tyre do të ndërmerren masa adekuate”
Sipas Ministrisë së Brendshme, tani për tani nuk ka paralajmërime për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Shkupit, duke marrë parasysh se numri o të prekurve në kryeqytet ka tejkaluar atë të rajonit të Dibrës.
Ndryshe, ditëve të fundit, janë shfaqur shqetësime për shkak se shtetas të vendit që kanë ardhur nga vende me rrezik të lartë nuk janë duke zbatuar rekomandimet e izolimit. Policia paralajmëroi masa të ashpra, kurse nga qeveria bën thirrje të zbatohen rekomandimet në të kundërtën do të jenë të detyruar për masa më të ashpra, konform situatës së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut.
Tv Klan