“…edhe një ditë e vrarë kot!”
Sot është pushim. Sipas një rregulli të shkruar në ligj, edhe 4 Janari i shtohet listës së ditëve pa punë me dyer të mbyllura të administratës dhe shërbime të munguara fale një saksionimi absurd në ligj.
Ligji për festat zyrtare dhe ditët përkujtimore në Republikën e Shqipërisë përcakton si ditë pushimi vetëm datat 1 dhe 2 Janar, të cilat pasojnë festimet e natës së ndërrimit të viteve.
Deri këtu çdo gjë duket e logjikshme, përsa kohë nuk lexon një tjetër paragraf në këtë ligj që parashikon pushim shtesë në rast se ditët e festave përkojnë me ditën e shtunë dhe të dielë, edhe këto pushim.
Këte vit data 2 Janar takoi të jetë e shtunë e për rrjedhojë sipas ligjit, e hëna si ditë pasardhëse e punës, shdërrohet në ditë pushimi.
Kështu do të ndodhë edhe në vitin 2011, madje këtu do të zhvendosemi me plot dy ditë pushimi të reja, pasi datat 1 dhe 2 Janar të këtij viti sipas kalendarit, përkojne me ditën e shtunë dhe të dielë.
Kësaj logjike absurde po i shkohet deri në fund çdo vit, kur minimalisht qytetarët ndëshkohen me mungesë shërbimesh. Kjo tingëllon si paradoks në kushtet kur vjen për shkak të ligjërimit si të tilë. Paradoksin e lexojnë dhe e kuptojnë më mirë ata që sot punojnë.
Minimalisht për shembull u është dashur të zgjidhin problemin se kujt do t’ja besojnë fëmijët sot, kur kopshtet janë pushim dhe maksimalisht u duhet të presin edhe një tjetër ditë për të marrë rrogën, pasi bankat nuk punojnë për të njëjtën arsye. Raste të tilla gjen plot, mjafton të kesh lënë për të hënën shumë prej puneve për të nisur vitin e ri 2010.
Por luftën me nervat, tensionin, irritimin për shërbime të munguara, në këtë rast e ka fituar ligji, që u ka dhënë të drejtë atyre që pushojnë.
Tv Klan