Edhe presidenti fton banorët të evakuohen


Edhe presidenti fton banorët të evakuohen

20:31 06/01/2010

Gatishmëri nga të gjitha strukturat e shtetit ka kërkuar Presidenti i republikës Bamir Topi gjatë inspektimit të përmbytjeve në zonën e Lezhës dhe Shkodrës.

Në komunën e Dajçit, e cila është edhe më e prekura nga përmbytjet, presidenti u bëri thirrje banorëve të mos refuzojne evakuimin nga banesat e tyre në mënyrë që të garantohen jetët njerëzore.

Në takimin që pati me autoritetet lolake në këtë komune,  kreu i shtetit tha se operacioni për menaxhimin e situatës do të vijojë të ketë koordinimin e të gjitha strukturave.

Më herët në Lezhë, duke e konsideruar gjendjen nën kontroll, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për Forcat e Ushtrisë dhe ekipet e emergjencës.

Në Lezhë situata u normalizua dy ditë më parë, ndërsa Forcat e Ushtrisë vazhdojnë ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse me gjatësi 1 kilometër.

Tv Klan






Të ngjashme