Edhe Princi Charles në “Paradise Papers”
Pas Mbretëreshës Elizabeta e II, një tjetër pjesëtar i familjes mbretërore britanike përfshihet në skandalin “Paradise Papers”. Ai është Princi Charles.
Sipas dosjeve të publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, asetet private të Princit kanë investuar milionë stërlina fonde në shoqëri offshore, mes të cilave një në ishujt Bermuda, e drejtuar nga një prej miqve më të ngushtë të monarkut britanik.
Sipas
The Guardian
, vendimi i ndërmarrjes së Charles për të blerë aksione cilësohej si një temë me ndjeshmëri të lartë dhe anëtarët e bordit të shoqërisë u mbajtën të gjithë sekretë.
“Paradise Papers” nxori në dritë operacionet sekrete financiare të më shumë se 120 liderëve politikë, mes të cilëve bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit amerikan Trump, presidentit kolumbian Santos, apo disa prej kompanive më të rëndësishme në botë si Apple e Nike.
Tv Klan