15:54 25/05/2014Persona publikë, gra të njohura në karrierë dhe me një buxhet të mirë financiar, por që kanë një tjetër të përbashkët. Janë single por kanë birësuar një fëmijë pa patur nevojën e një partneri.Ky është fenomeni më i ri në shoqërinë shqiptare. Në zyrat e komitetit shqiptar të birësimit, sapo janë mbyllur 5 raste ndërsa 4 janë në proces birësimi.Avokat Genci Terpo thotë se nevoja për të patur fëmijë nuk vjen vetëm nga çifte që nuk kanë mundësinë të bëjnë fëmijë. Rastet e kërkesave për birësim tregojnë sipas tij edhe një emancipim të shoqërisë shqiptare.Numrin më të madh të kërkesave për të birësuar fëmijë shqiptarë e mbajnë shtetasit e huaj, në 92 raste, ndërsa çifte shqiptare që janë në pritje të një birësimi janë 36.Ndryshe nga viti 2013 ku numërohen 47 birësime këtë vit në 4 muaj komiteti i birësimeve ka mbyllur procedurat për 20 raste birësimi.Tv Klan