“Edhe sa jetë të tjera duhen sakrifikuar…”
Aktivistët për të drejtat e kafshëve në Spanjë u zhveshën nudo dhe u mbuluan me bojë të kuqe, si pjesë e një fushate të ashpër kundër industrisë së gëzofit.
Me dhjetëra të rinj u shtrinë përtokë, njëri mbi tjetrin, në një zonë tepër të populluar në Barcelonë, për të treguar masakrën që u bëhet kafshëve. Në mesin e tyre, Luisa Escribano, 53 – vjeç dhe vajza e saj Barbara, 21 – vjeç mbanin në dorë një pankartë në të cilën shkruhej: “Edhe sa jetë të tjera për një pallto?”
Sipas aktivistëve, çdo vit, mbi 60 milionë kafshë, përfshirë mbi 32 milionë në BE, vriten në botë për të bërë pallto apo veshje të tjera nga lëkura e tyre./tvklan.al