Edhe Serbia, notë proteste për Shqiperinë


Edhe Serbia, notë proteste për Shqiperinë

00:10 08/10/2020

“Shqetësuese deklarimet për Shqipërinë e madhe”

Serbia i ka qëndruar pas ministrit të Mbrojtjes, Alleksandar Vullin, i cili ka nisur një luftë deklaratash kundër kryeministrit Edi Rama dhe Tiranës zyrtare. Pas notës që erdhi nga ministria e jashtme kundrejt Serbisë, ministria serbe i ka nisur notën e protestës Shqipërisë duke u thirrur në idenë e krijimit të Shqipërisë së madhe. Reagimi është fokusuar tek deklaratat pas mbledhjes së dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i vendit ku ndodhet shtëpia e verdhë dhe vendit ku serbëve u janë nxjerrë organet dhe janë shitur, do të duhej të zgjidhte fjalët kur flet për krimet. 

“Deklarimet e tilla, të cilat implikojnë bashkimin e Shqipërisë dhe të krahinës serbe të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimit të Shqipërisë së madhe, paraqesin një arsye të vërtetë për shqetësim, si të Republikës së Serbisë ashtu edhe të shteteve të tjera në rajon të përcaktuara në ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në rajon”, thuhet në notën diplomatike e cila vlerëson se deklarimet e tilla mund të rrënojnë marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe të destabilizojnë rajonin.

Ministri Vulin e kishte nisur reagimin i pari duke i quajtur “shiptari” shqiptarët, një term pezhorativ i përdorur kundër shqiptarëve dhe duke alarmuar për Shqipërinë e madhe. 

Tv Klan






Të ngjashme