Edhe Tirana nën ngricë
Kjo pamje është e pazakontë për kryeqytetin. Rrugë të veshura me akull, që shkaktojnë vështirësi për këmbësorët.
Edhe për automjetet pati probleme. Për fat të mirë nuk pati pasoja.
Edhe për Tiranën këto temperatura janë të pazakonta.
Termometri ka shënuar vlerën minimale -7 gradë, duke iu afruar kështu rekordit historik të kryeqytetit që është -10 gradë, i regjistruar në vitet ‘80./ TV KLAN