Edi Paloka denoncon: Janë fshirë emra nga listat e votuesve (7 Shtator 2000)
Partia Demokratike ka paraqitur fakte të reja që dëshmojnë për manipulimin e listave të votuesve duke lënë të paregjistruar demokratët. Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike Edi Paloka, për heqjen e emrave të demokratëve nga lista e votuesve, qeveritarët janë bazuar në listat e referendumit të Kushtetutës, duke veçuar emrat e atyre që votuan kundër.
Sipas Palokës në qendrën e votimit numër 158 në Tiranë, numri i personave që është fshirë nga lista është 387. ndërsa në qeveri janë dërguar 1033 votues. Ky manipulim sipas tij është praktikuar në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë dhe në qytete të tjera./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame