Edi Paloka: Do të nisë një etapë e re, etapa e votës së lirë (13 Tetor 2000)


Edi Paloka: Do të nisë një etapë e re, etapa e votës së lirë (13 Tetor 2000)

14:37 13/10/2000

Sot në selinë e Partisë Demokratike është një e diel mëse normale,ndonëse zyrtarët e lartë të kësaj partie janë të gjithë nëpër zyra, ata nuk ndjekin procesin zgjedhor për raudin e dytë të zgjedhjeve pasi Partia Demokratike ka bojkotuar këtë raund. Ndërkohë zëdhenësi i Partisë Demokratike Edi Paloka e ka cilësuar raundin e dytë zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë vendin, një farsë elektorale. Sipas tij 95% e kandidatëve demokratë janë tërhequr nga balotazhi.

“Në funksion të kësaj gare të turpshme janë dhe trillimet e KQZ-së dhe KQZV-ve të cilat shpallin si kandidat konkurrues në këtë balotazh, kandidatët e Partisë Demokratike të cilët në tërësi mendojnë një përjashtim dhe kanë paraqitur dorëheqjet e tyre edhe në këto komisione. Po kështu, makineria mashtruese shtetërore për të maskuar faktin e komisioneve moniste në këto zgjedhje, deklaron se komisionerët e Partisë Demokratike në tërësi janë paraqitur pranë komisioneve.”

Partia Demokratike ka deklaruar sot se do të nisë një etapë të re në luftën për rivjendosjen e votës së lirë. Ndërsa reformatorët e kësaj partie kanë përshëndetur ata kandidatë që nuk janë tërhequr nga balotazhi. Ata i kanë bërë thirrje zgjedhësve që të shkojnë të votojnë gjatë kohës që ka mbetur deri në mbylljen e qendrave të votimit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme