Edi Paloka për energjinë: Shqiptarët po kthehen në realitetin e qeverisë së territ (4 Janar 2001)
Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj rifillimit të kushtëzimit të energjisë elektrike. Sipas zëdhënësit të selisë blu Edi Paloka, pas ndriçimit të gënjeshtërt të fishekzjarreve taani shqiptarëve u duhet të kthehet në realitetin e qeverisë së territ. Pasi filluan reshjet tha ai, qeveritarët u detyruan të pranonin se kriza energjetike nuk lidhet thjesht me mungesën e reshjeve, por me faktin që energjia elektrike u shit gjatë gjithë vitit.
Sipas Partisë Demokratike kjo është dhe arsyeja që shqiptarët kaluan një tjetër vit në errësirë dhe i pret një vit i tillë. PD e sheh rrugëzgjidhjen me largimin e qeverisë aktuale dhe ardhjen e saj në pushtet./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego