Edi Paloka: Televizioni Shtetëror nuk po pasqyron të plotë fushatën zgjedhore (12 Shtator 2000)
Fushata zgjedhore e partive politike po pasqyrohet jo e saktë nga televizioni shtetëror. Ky pretendim ka dalë sot nga selia blu në një konferencë për shtyp të zëdhënësit Edi Paloka. Edicionet e Televizionit Shtetëror po përdoren turpshëm nga ana e qeveritarëve është shprehur Paloka. Nga monitorimi i pasqyrimit të fushatës demokratike sipas zëdhënësit të kësaj partie, janë manipuluar mesazhet e liderit demokratik Berisha në rastet e mitingjeve në Korçë dhe Berat. Gjithashtu është manipuluar me figurën e pjesëmarrësve në mitingjet e suksesshme të PD-së, shpreh deklarata e Edi Palokës./tvklan.al