Edi Paloka: Televizioni Shtetëror vazhdon mosrespektimin e kohës televizive (17 Shtator 2000)
Televizioni Shtetëror vazhdon mosrespektimin e kohës në dispozicion për opozitën të transmetimeve për fushatën elektorale. Zëdhënësi i PD-së Edi Paloka, në një konferencë për shtyp ka protestuar për këtë duke deklaruar se partisë në pushtet i është lënë një hapësirë 5 herë më e madhe në kohë sesa opozitës për pasqyrimin e aktiviteteve.
Partia Demokratike ka përsëritur sot shqetësimin për parregullsinë në listat e votuesve. Afati i regjistrimit duhet të shtyhet deri në datën 23 ka kërkuar zëdhënësi Paloka pasi jashtë listës janë lënë në mënyrë të qëllimshme mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike./tvklan.al