Edi Rama fushatë në Kombinat per Bashkine e Tiranes – (9 Shtator 2000)


Edi Rama fushatë në Kombinat per Bashkine e Tiranes – (9 Shtator 2000)

09:57 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Edi Rama për Bashkinë e Tiranës, ka vazhduar sot drejt Kombinatit. I hipur në një furgon me stafin e tij elektoral, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, ka zbritur në zonën numër 6 në Kombinat. Për rreth 1 orë, Rama ka ecur në këmbë duke takuar personalisht në mënyrë spontane, dhjetëra banorë të Kombinatit. Më jepni dorën pastaj mendoni për votën, u drejtohej Rama kalimtarëve.

Ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale Rama, për një fushatë elektorale duke i takuar nga afër votuesit e ardhshëm. Rreth orës 18 pas një xhiroje në rrugët e Kombinatit, Rama tashmë i shoqëruar edhe nga kryesocialisti i Tiranës Ulqini, folën në një tubim me qytetarë të Kombinatit. Pas fjalës së Ulqinit dhe kandidatit socialist për minibashkinë e Kombinatit foli dhe Edi Rama.

Edi Rama:- “Kam ardhur t’ju kërkojë votën sepse ëndërroj njësoj si ju, një Tiranë të bashkëjetesës qytetare, të pastër dhe të gjelbër. Kam ardhur t’ju kërkojë votën për të shëruar bashkë me ju, disa plagë të mëdha të qytetit tonë dhe dijeni mirë, mos e harroni kurrë, as unë e askush tjetër nuk mund të bëjmë mrekullia në këtë vend, kush iu premton mrekullira iu gënjen. Nëse doni të gënjeheni votoni rivalin tim, nëse nuk doni të zhgënjeheni më votoni mua”.

E kërkoj votën në këtë zonë tha Rama, pikërisht në emër të ndjenjës së punës, që karakterizon banorët e saj pa dallim bindjesh politike e krahinore, ndjenja të cilat më udhëheqin dhe mua në shërbim të një Shqipërie moderne.

Edi Rama:- “Lëri këto broçkulla ambasador, se le ta zëmë për një moment, të duash ti, të hapësh derën e burgut të partisë tënde për të ftuar ndonjërin brenda, të merr drejtori e të sikteris jashtë”.

Pas mitingut Rama ka vazhduar të takojë personalisht banorët e Kombinatit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme