Edi Rama: Ju premtoj një Tiranë të bashkëjetesës qytetare (12 Shtator 2000)
Edi Rama, kandidati për kryetar bashkie të qytetit të Tiranës, është takuar sot pasdite me banorët e njësisë 1 dhe 3 të kryeqytetit. Musa Ulqini, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, pas një fjalimi të shkurtër i ka lënë fjalën kandidatit për kryetar të njësisë 3, Përparim Bodinaku. Mes duartrokitjesh ka folur më pas dhe Edi Rama.
“Në një kafene buzë rrugës takova Simonin. Një mirditor shtatlartë dhe të mençur që me buzë në gaz më ftoi të ulesha në tavolinën e tij duke më thënë: Megjithëse unë jam i djathtë, kam dëshirë të pi një kafe me ty.”
Pak rëndësi ka tha Rama nëse kryetari është i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që ai të luftojë korrupsionin, të kthejë bashkinë në shtëpi të përbashkët të të majtëve dhe të të djathtëve. E kërkoj votën tuaj tha Rama sepse ashtu si ju, dua një Tiranë të pastër dhe të gjelbër dhe një Tiranë të bashkëjetesës qytetare të cilën unë ua premtoj./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj