Edi Rama, kandidat për Bashkinë Tiranë (24 korrik 2000)
Edi Rama, ministri aktual i Kulturës, mbetet kandidati kryesor i socialistëve për Bashkinë e Tiranës. Krerët e qeverisë dhe ata të Partisë Socialiste kanë konfirmuar mbrëmë mbështetjen për kandidaturën e Ministrit të Kulturës Edi Rama në kuadër dhe të afrimit me njerëz të spikatur nga shoqëria civile.
Ende pa përfunduar mbledhjet e 26 këshillave zonale socialiste të Tiranës, të propozuarit nga baza e ish kryeministrit Pandeli Majko, zëvendëskryeminstrja Makbule Çeço, Ministri i Rendit Poçi dhe Ministrja e Bashkëpunimit me Jashtë Emerlinda Meksi, janë tërhequr nga kjo garë.
Në këto tërheqje ka ndikuar dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e deputetëve të konkurojnë për kryetar komune dhe bashkie. Ministri i Kulturës Edi Rama pritet të votohet zyrtarisht nga forumet e larta socialiste brenda muajit korrik si kandidati kryesor i socialistëve për fitoren në Bashkinë e kryeqytetit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame