Edi Rama: Merkel më ka bërë një kompliment për atletet


Edi Rama: Merkel më ka bërë një kompliment për atletet

20:48 20/02/2018

Në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”

, tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Mustafa Nano:

Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Edi Rama:

Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur./abcnews.al






Të ngjashme