Edi Rama takim me artistët e TOB – (24 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Artistët e TOB, të cilët nuk kanë lënë punën për asnjë moment dhe që janë në mbështetjë të reformave të ndërmarra nga ministria e Kulturës, kanë zhvilluar sot nje diskutim të hapur me ministrin e Kulturës Edi Rama. Për projekt ligjin mbi teatrin, i cili pritet të kaloj në parlament midis tyre janë shkëmbyer mendime sidomos për atë pjesë të ligjit që ka të bëjë me Teatrin e Operas dhe baletit. Në parlament do të kërkohet që TOB do të jet kombëtar dhe do të subvensionohet nga shteti. Disa artistë shprehen:
Marjana Leka:- “Teatri ka 7-8 vjet që është në kthetrat e korrupsionit dhe të një anarshie të paparë ndonjëherë. Prandaj them se duhet të bëhet diçka urgjente që të shpëtoj ky teatër. Për mua më urgjente është të bëhet një reformë”.
Po sot kryeministri Meta nëpërmjet zëdhënëses së tij, bënë të ditur vendimin zyrtarë të qeverisë lidhur me grevën e urisë të artistëve. Reformat do të shkojnë deri në fund në kulturë dhe në të gjitha fushat e tjera. Kryeministri Meta është pro dialogut dhe diskutimit, por vetëm në institucione. Sipas kryeministrit Meta kush kërkon dialog në rrugë do të mbetët atje./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti