Edi Rama takim me banorët e Shkozës dhe ish Uzinës së Autotraktorëve (12 Shtator 2000)
Furgonët elektoralë të Edi Ramës sot ishin në Shkozë dhe tek banorët e Uzinës së ish Autotraktorëve. Në vijim të takimit të tij me banorët e kryeqytetit, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Edi Rama, ka zgjedhur banorët ish Uzinës për të takuar dhe biseduar me ta. Rama, i shoqëruar dhe nga ministri i Shtetit Legisi, ka parë nga afër gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen banorët e ardhur nga rrethet dhe nga dëgjuar nga goja e tyre hallet dhe problemet e shumta që i shqetësojnë.
Nga ana e tij Rama u ka premtuar banorëve se askush nuk do t’i nxjerrë ata në rrugë derisa me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të hartohet një projekt i detajuar për sistemimin e banimit të tyre. Të ardhurit e shumtë që kanë zënë mjediset e shkatërruara të uzinës kanë thënë me plot gojën se janë banorët më të vuajtur të kryeqytetit ku papunësia, mungesa e dritave dhe e ujit janë probleme të përheshme. Ndërtimi i shkollës së re për fëmijët banorë të kësaj zone, duhet pasuar me masa të tjera për të cilën Edi Rama premtoi se nuk do të mungojnë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj