Edi Reja pranë Kombëtares?
Mediat italiane e bëjnë të sigurt, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, do të jetë Edoardo Reja. Radio Kiss Kiss ka publikuar lajmin. Referuar kësaj ngjarjeje media të tjera italiane shkruajnë se marrëveshja është arritur, mbetet vetëm për tu bërë njoftimi zyrtar. Sipas tyre trajneri është i gatshëm të fillojë nga puna. Raportohet se tratativa mes palëve është mbyllur në fundjavën që sapo kaloi në një takimi të mbajtur në Bologna mes Rejas dhe presidentit të FSHF, Duka. Shkruhet gjithashtu se Reja ka zgjedhur madje edhe zëvendësin e tij.
Por nga ana tjerët, burime në Federatën e Futbollit, i thanë TV Klan se veç Rejas presidenti i FSHF është në bisedime edhe me 2 trajnerë të tjerë dhe se ende çështja nuk është mbyllur. Sipas të njëjtave burime, Duka e ka në konsideratë Rejan si kandidat por njëkohësisht është duke negociuar me të tre paralelisht për të arritur marrëveshjen më të përshtatshme për kombëtaren shqiptare.
Edi Reja ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e parë të Shqipërisë kundër Turqisë të zviluar në “Loro Boriçi”. Por pasi u pa atë mbrëmje me presidentin, të dy palët mohuan që takimi të kish pasur qëllim angazhimin e teknikut me përfaqësuesen shqiptare.
Tv Klan