Edicioni i lajmeve 01 Janar 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 01 Janar ora 19:30
Viti i Ri 2009, festë me fishekzjarre në Tiranë e rrethe
Shqipëria pret me atmosferë festive ndërrimin e viteve, ndërsa mijëra njerëz festojnë në rrugë. Qielli i Tiranës dhe i qyteteve të tjera mbushet me fishekzjarre, teksa për fat nuk shënohet asnjë i plagosur.
Bota i lë lamtumirën 2008-ës, shpresë për tejkalimin e krizës
Bota mirëpret vitin 2009, duke i thënë lamtumirë një 2008-e, që përpos të tjerash u shënjua me një ndër krizat më të mëdha financiare në 100 vitet e fundit, e duke shpresuar në këtë mënyrë për 365 ditë më të mira.
Greqi, protesta për Vitin e Ri. Rrethohet parlamenti në Athinë
Viti i Ri 2009 e gjeti Greqinë fqinje të mbërthyer nga protestat. Mijëra persona u mblodhën para parlamentit e mbyllën rrugët kryesore në shesh, duke paralizuar trafikun.
Tragjedi në Tajlandë, dhjetra viktima nga zjarri në një klub nate
Viti i Ri ka nisur ters në Tajlandë. 60 persona humbën jetën dhe 220 u plagosën në një tragjedi të shkaktuar nga rënia e zjarrit në një klub nate në Bangkok, teksa po festohej Viti i Ri.
Dimër i ftohtë për Ukrainën. Rusia i mbyll rubinetat e gazit
Kompania shtetërore e gazit në Rusi, “Gazprom”, ndërpreu furnizimin e Ukrainës për shkak të mosshlyerjes së borxheve. Por sipas burimeve nga Moska, ndërprerja nuk e prek kontinentin e vjetër, pra Europën.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 01 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço