Edicioni i lajmeve 01 Maj 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 01 Maj 2010, ora 19:30
Partia Socialiste nuk kontrollon dot rezistencën paqësore
Rezistenca paqësore e PS degjeneron në akte dhune. Militantët socialistë kanë sulmuar mbrëm dhe sot forcat e policisë dhe qytetarët në pjesë të ndryshmë të kryeqytetit.
Tirana si Havana, militantët e PS djegin flamurin e NATO-s
Militantët e PS kanë kryer një akt të paprecedent në historinë e shqipërisë, duke djegur flamurin e Natos. Një gjest i padenjë për një vend anëtarë të aleancës e që aspiron BE.
Mediat e huaja: Protesta e PS cënon integrimin
Opozita shqiptare po dëmton seriozisht integrimin e vendit në BE. Kështu shkruajnë sot mediat e huaja dhe kanalet më të fuqishme televizive në europë, si Euroneës, BBC apo Reuters.
Berisha: Jemi në prag të marrjes së vendimeve historike
Shqipëria është në prag të marrjes së vendimeve historike për të ardhmen e saj dhe të shqiptarëve. Kështu deklaroi sot kryeministri Berisha, teksa ju është drejtuar sot qindra mijra qytetarëve në festën e organizuar ne sheshin “Nënë Tereza”.
1 Maji, një ditë e qetë pushimi për qytetarët e Tiranës
Për qytetarët e Tiranës, 1 Maji ka qenë një ditë e qetë pushimi. Mjaft prej tyre kanë preferuar ta kalojnë këtë ditë që përkon me fundjavën në lokale, por dhe në periferi apo në plazhet e Durrësit.
Bajern i Mynihut për të 22-ën herë kampion i Gjermanisë
Një javë përpara përfundimit të Bundesligës, Bajern i Mynihut siguron titullin kampion të sezonit. Klubi gjerman e fiton këtë trofe për të 22-ën herë, ndërkohëqë në 22 Maj do të synojë dhe trofeun e Champions League përball Interit.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 01 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi