Edicioni i lajmeve 03 Janar 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 03 Janar 2009, ora 19:30

20:57 03/01/2009

Titujt kryesorë 03 Janar 2009, ora 19:30

Moti i keq, dëbora bllokon rrugët. Pritet ulja e temperaturave

Mijëra banorë në veri e juglinde janë ende të bllokuar nga dëbora. Disa rrugë nacionale janë shumë të vështira për qarkullim, ndërsa qeveria merr masat për gjendjen. Pritet ulja e mëtejshme e temperaturave. Mot i keq edhe në rajon.

Dhunë në Mitrovicë. Politika bën thirrje për vetëpërmbajtje

Dhuna shpërthen përsëri në Mitrovicë, me protagonistë serbët në veri të Kosovës. Autoritetet kosovare bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa Tirana kërkon komision ndërkombëtar për hetimin e incidenteve në Mitrovicë.  

QKR, 4 mijë më shumë biznese të reja se në 2006-2007

Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit u regjistruan 4 mijë biznese të reja më shumë sesa viti 2006 e 2007. Specialistët thonë se kjo mënyrë ka shmangur problemet që sillte regjistrimi nëpërmjet gjykatave.

Masakër në Rripin e Gazës, izraelitët sulmojnë një xhami

Me një sulm me artileri të rëndë ndaj një xhamie, forcat izraelite kanë nisur operacionin e tyre nga toka në territoret e Rripit të Gazës.  Vetëm sot humbën jetën dhjetëra persona, mes të cilëve disa fëmijë.

Gazetarët: Bolt-Isinbayeva, sportistët më të mirë të 2008

Rekordmeni i 100 metrave, Usain Bolt dhe Yelena Isinbayeva e kërcimit të lartë janë sportistët më të mirë të vitit 2008. Ky rezultat erdhi pas një votimi të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Reis Çiço






Të ngjashme