Edicioni i lajmeve 04 Tetor 2009, ora 19 30
Titulli kryesorë 04 Tetor 2009, ora 19 30
Vota e irlandezëve, PO-ja e zgjerimit të BE-së
Vota e Irlandës pro traktatit të Lisbonës është përshëndetur nga politika shqiptare, por dhe mediat e huaj, si një hap i rëndësishëm në reformimin e BE-së dhe zgjerimit të tij drejt Ballkanit.
Zgjedhjet në Greqi, Exit Pollet i japin fitoren PASOK-ut
Greqia votoi sot për qeverinë e re me skepticizmin se fituesit nuk do të jenë në gjendje ta nxjerrin vendin nga kriza. Exit Pollet e para i japin një avantazh prej 6% socialistëve të PASOK-ut të drejtuar nga Papandreu.
Enciklopedia fyese, Maqedonia vendos ristrukturimin e Akademisë
Maqedonia ka vendosur të ristrukturojë Akademinë e Shkencave, pas tensionit që krijoi botimi enciklopedisë fyese për shqiptarët. Në hartimin e enciklopedise së re do të përfshihen edhe akademikë shqiptarë.
Kandidatët e Prishtinës, fushata në Facebook
Fushata zgjedhore në Kosovë ka evoluar përsa u përket mjeteve që përdorin kandidatët. Tre prej tyre në Prishtinë po shfrytëzojnë maksimalisht edhe rrjetin social të internetit facebook.
Gjeniu i Vogël, juria përzgjedh 30 fëmijë talente
Juria e Gjeniut të Vogël ka përzgjedhur 30 talente konkurues të edicionit te 3-të të këtij spektakli, i cili do të nis së shpejti transmetimin ne Tv Klan.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 04 Tetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço