Edicioni i lajmeve 09 Qershor 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 09 Qershor 2009, ora 19 30
Hapet QKL, Berisha e USAID: Lehtësira për biznesin e luftë korrupsionit
Sot në Tiranë u hap Qendra e Kombëtare e Licensave, e cila u jep fund burokracive në dhënien e tyre. Kryeministri Berisha garantoi reduktim të mëtejshem të licensave, ndërsa drejtoresha e USAID thotë se këto sportele përmiresojnë klimën e biznesit dhe luftën kundër korrupsionit.
Berisha: Do ulim moshën e pensionit. Vota majtas, kthim mbrapa
Në takimet elektorale të zhvilluara në Mirditë e Lac, kryeministri Berisha premtoi ulje të moshës së pensionit dhe se në katër vitet e ardhshme, qeveria e djathtë do ta përgatisë vendin për të qënë pjesë e BE –së. Ai tha se vota për të majtën, do të thotë kthim pas për Shqiperinë.
Rama në Lezhë: Alternativa e PS, punë për njerëzit
Shqipëri europiane ka premtuar edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë një takimi me banorët e Lezhës ai tha se alternativa socialiste është punë për të gjithë njerëzit. Në këtë takim ai sulmoi edhe rivalët e tij politikë brenda së majtës.
Dhuna tek fëmijët, 85 % e mjekëve janë të painformuar
Një studim i Institutit të Shëndetit Publik jep shifra shqetësuese për njohuritë e mjekëve mbi dhunën në familje. Sipas këtij studimi, 85 perqind e mjekëve nuk i njohin shenjat e dhunës dhe nuk mund t’i luftojnë ato.
Shqipëri-Gjerorgji, Kuze: Test për lojtarët e rinj
Ekipi i Gjerogjisë ka mbritur në Tiranë, në drejtimin e Hektor Kuperit, për ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë. Kuper shpreh bindjen në fitore, ndërsa trajneri i kombëtares tonë Kuze, thotë se kjo ndeshje do të shërbej si test për të rinjt.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 09 Qershor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço