Edicioni i lajmeve 09 Shkurt 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 09 Shkurt 2009, ora 19:30

20:10 09/02/2009

Titujt kryesorë, 09 Shkurt ora 19:30

Sondazhi, PD fiton zgjedhjet e 28 qershorit

Një sondazh profesional, i kryer në Dhjetor nga fondacioni “Gani Bobi”, nxjerr PD-në fituese të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Ky fondacion ka kryer sondazhe me marzh shumë të vogël gabimi edhe në zgjedhjet e 2005-ës dhe 2007-ës.

Atentat anëtarit të Gjykatës së Lartë, mister motivet

Plagoset në një atentat pranë banesës anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Politika dënon ashpër ngjarjen e rëndë, ndërkohë që motivet e këtij krimi mbeten ende mister.

Bakojanis: Greqia mbështetje Shqipërisë në BE dhe OSBE

Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis deklaron në Tiranë se Greqia do të mbështesë Shqipërinë në integrimin europian. Teksa Sllovenia ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ditë ferri në Australi, zjarret shkaktojnë 130 viktima

Australia po kalon ditë ferri. Ndërsa pjesa qendrore e jugore po digjet nga zjarret e shumtë, pjesa veriore po përballet  me përmbytje masive. Numri i viktimave arrin në 130.

Chelsea shkarkon trajnerin Scolari

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Felipe Scolari pas barazimit pa gola me Hull City. Trajneri brazilian ka drejtuar Chelsean për 6 muaj, por rezultatet kanë qënë modeste.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 09 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme