Edicioni i lajmeve 10 Mars 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 10 Mars 2009, ora 19:30

20:06 10/03/2009

Titujt kryesorë, 10 Mars ora 19:30

Berisha në Katar, mbështetje për projektin e gazifikatorit

Katari i shpreh Kryeministrit Berisha interes dhe mbështetje për projektin për gazifikatorin e Fierit. Ndërsa Berisha, në një intervistë për Al Jazira, ftoi vendet arabe të njohin Kosovën shtet.

Biden: BE, më shumë angazhim për Kosovën

Zv. presidenti amerikan u kërkoi vendeve të Bashkimit Europian të përmbushin detyrimet në Kosovë. Në selinë e NATO-s në Bruksel, Biden tha se në Kosovë ka ende punë për të bërë.  

Pango”, debate në “Opinion” mbi ligjshmërinë e përgjimit

Çështja Pango ka ngjallur debate të ashpra në emisionin “Opinion” mbrëmë në Tv Klan, ku pjesëmarrësit kanë hedhur teza të ndryshme sa i takon përgjimit të jetës së qytetarëve.

Tabelat greke në Himarë, akuza kërkon burg për Bollanon

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar një vit burg dhe 500 mijë Lekë gjobë për kryebashkiakun e Himarës, të cilin e ka akuzuar për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe dhe vendosjen e tyre në gjuhën greke.

Kriza, bankat greke në Shqipëri të sigurta nga likuiditetet

Athina zyrtare deklaron se bankat greke dhe filialet e tyre ne Shqipëri nuk janë prekur nga kriza ekonomike botërore. Ndërkohë, FMN dhe Banka Botërore mbajnë qëndrime kontradiktore për krizën.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 10 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme