Edicioni i lajmeve 10 Shkurt 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 10 Shkurt 2010, ora 19:30

20:38 10/02/2010

Titujt kryesorë 10 Shkurt 2010, ora 19:30

Ekspertët: Enigmë identifikimi i eshtrave në Dajt

Ekspertët mjeko-ligjore duan ende shumë kohë për identifikimin e personave, eshtrat e të cileve u gjetën në një varr masiv në Veri të Tiranës. Ndërkohë, qeveria vendos ngritjen e Task-Forcës për gjetjen e të pushkatuarve në komunizem.

Topalli: Bojkotit të PS-së po i vjen fundi

Kryetarja e Kuvendit u shpreh sot se Partia Socialiste do t’i japë fund bojkotit të parlamentit. Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me homologun e saj malazez, i cili u shpreh se bojkoti nuk është një mjet demokratik i zgjidhjes së problemeve.

Manjani: PS në kuvend pavarësisht retorikave të Ramës

Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Ylli Manjani, thotë për TV Klan se pavarësisht kushtit të Ramës për hapjen e kutive dhe paqartesive të tij politike, PS do të jetë në Kuvend përpara skadimit të afateve kushtetuese.

Paralizohet Greqia, administrata publike në Grevë

Shërbimet publike në Greqi janë paralizuar sot si pasojë e një greve të punonjësve të këtij sektori. Ata protestojnë kundër vendimit të qeverisë, për shkurtimin e pagave dhe rishikimin e sistemit të taksave. Greva bllokon kufirin jugor me Shqipërinë.

Orteqet godasin Afganistanin, qindra viktima nën deborë

Qindra persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë mbetur pa jetë nën dëborë si pasojë e orteqeve të shumta në veri të kryeqytetit, Kabul. Stuhitë e dëborës kanë paralizuar dhe shumë rajone në SHBA.

Shitja e ndeshjeve, lojtarët e Apolonisë mohojnë akuzat

Futbollistët e Apolonisë të akuzuar për shitje të ndjeshjeve kanë mohuar pretendimet për trukim të rezultateve. Ata i kanë quajtur të pabaza akuzat e klubit dhe kanë deklaruar se do të mbrohen në rrugë ligjore.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 10 Shkurt 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme