Edicioni i lajmeve 11 Janar 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 11 Janar 2010, ora 19:30
Bie niveli i ujit në Baçallëk e Ajasëm. Vazhdojnë evakuimet
Në dy lagje të Shkodrës, Baçallëk e Ajasëm niveli i ujit ka pësuar ulje, por në mjaft zona situata mbetet problematike dhe vijon evakuimi i banorëve. Pamje eskluzive të situatës vijnë sonte në emisionin “Opinion”, i cili është vendosur në kryeqendrën e veriut.
Berisha: KESH dhe METE shmangën katastrofën njerëzore
Kryeministri Berisha deklaroi në Shkodër se menaxhimi i mirë i situatës në kaskadën e Drinit, shmangu një katastrofë njerëzore. Ai dha edhe njëherë garanci për sigurinë e digave mbi Drin.
Bie niveli i shkarkimeve në HEC-e, Maqedonia ul prurjet
Niveli i ujit mbi hidrocentralet mbi Drin është në rënie, për pasojë edhe shkarkimet. Maqedonia ul me 7 herë prurjet nga liqeni i Ohrit, për të ndihmuar në përmirësimin e situatës.
Parashikimi nga SHBA: Përmbytjet rast ekstrem në 100 vjet
Përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri janë një fenomen ekstrem që nuk është kostatuar prej 100 vitesh. Kostatimi është i agjensisë amerikane për zbulimin e katastrofave natyrore.
Sinoptikanët: 50% më shumë rreshje se mesatarja historike
Muaji Dhjetor i vitit që sapo lamë pas, ka surprizuar edhe sinoptikanët me rreshjet e pazakonta. Sipas tyre, rreshjet e rregjistruara në Shkodër dhe Lezhë kanë qenë afro 75% më të larta se mesatarja hitorike.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 11 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço