Edicioni i lajmeve 11 Mars 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 11 Mars 2009, ora 19 30

20:13 11/03/2009

Titujt kryesorë 11 Mars 2009, ora 19 30

Berisha në Katar, arabët interes edhe për investime në turizëm

Qeveria e Katarit dhe biznesi në këtë vend kanë treguar interes të vecantë për turizmin në Shqipëri. Kryeministri takoi në Katar edhe drejtuesit e Fondit të Katarit si dhe u intervistua nga gazeta e njohur e rajonit, Galf Tajm.

OSSH, zyrtarizohet privatizimi prej 102 milionë eurosh

Sot u zyrtarizua privatizimi i OSSH-së, nga kompania çeke ÇEZ, me vlerë 102 milionë euro. Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore flasin për një vendim strategjikë. Ministria e Energjitikës thotë se për 2009 çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë.

Masakër në Gjermani dhe SHBA. 28 viktima, e dhjetra të plagosur

Gjermania dhe SHBA janë shokuar nga dy ngjarje të përgjakshme, ku mbetën të vrarë 28 persona. Autorët janë dy të rinjë, 17 dhe 27 vjeç. Njëri u vra nga policia dhe tjetri u vetëvra.

Pallatet, tani administrator i përbashkët për sherbimet

Qeveria po planifikon që të rikthejë shërbimin publik për të gjitha ndërtimet shumëkatëshe të ngritura para apo pas vitit 1990. Bëhet fjalë për administratorët, të cilët do të paguhen me kontributin e përbashkët.

Koha Jonë: Rasti “Pango” ul xhiron e seksit në kryeqytet

Publikimi i asaj që quhet skandali “Pango” ka cuar në uljen e xhiros së fitimeve të seksit në kryeqytet. Sipas gazetës, Koha Jonë, njerëz të njohur të politikës, biznesit, medias apo sportit, janë të trembur nga pergjimi i jetës private.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 11 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme