Edicioni i lajmeve 12 Prill 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 12 Prill 2010, ora 19:30
Frattini: Në vjeshtë shqiptarët udhëtojnë pa viza në BE
Ministri i Jashtëm italian, Franko Frattini, deklaron në Tiranë se shqiptarët do të mund të lëvizin pa viza brenda vjeshtës së ketij viti dhe rikonfirmon se Italia mbetet mbështetja kryesore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Berisha: Kriza ekonomike e politike, fantazi e opozitës
Kryeministri Berisha u kundërpërgjigjet deklaratave të opozitës për krizë ekonomike e politike, duke thënë se të tilla kriza janë pjellë e fantazisë së saj. INSTAT konfirmon trendin pozitiv të rritjes ekonomike.
Autostrada e Kombit, Bektel-Enka nënshkruan me qeverinë e Kosovës
Qeveria e Kosovës nënshkroi sot kontratën për ndërtimin e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit. Edhe ky segment do të kryhet nga kompania amerikano-turke “Behtel end Enka”, ndërsa vlera e projektit do të jetë mbi 700 milionë Euro.
Zgjedhjet në Hungari, të djathtët fitojnë bindshëm
E djathta hungareze ka fituar bindshëm zgjedhje parlamentare. Vota ishte dërrmuese për të majtën që drejtonte vendin prej 8 vjetësh, pasi ajo mori vetëm 28 nga 386 vendet në parlament.
Futbolli zbulon portierin që s’pret topin, por gjuan grushta
Dhuna nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli shqiptar. Në Kategorinë e Parë, portieri i Beslidhjes ka dhunuar një lojtar të Luftëtarit të Gjirokastrës dhe gjyqtarin e ndeshjes.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 12 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço