Edicioni i lajmeve 12 Shkurt 2009, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 12 Shkurt 2009, ora 19:30

20:13 12/02/2009

Titujt kryesorë, 12 Shkurt ora 19:30

Çekia: Lustracioni nuk pengon Shqipërine në NATO e BE

Ambasadorja e Çekisë, vend që kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian, deklaroi sot se ligji për lustracionin nuk pengon aspiratat integruese të Shqipërisë në NATO dhe BE. Ndërkohë që Islanda ratifikon protokollin e anëtarësimit në Aleancën Veri Atlantike.

Mediu: Akuzat e prokurorisë janë politike

Ish-Ministri Mediu tha sot se prokuroria po shton akuzat politike ndaj tij lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Ai mohoi akuzat dhe konfirmoi besimin te drejtësia e gjykatave.

Bode përgënjeshtron opozitën: “BB nuk po heton qeverinë

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka hedhur poshtë  deklaratat e opozitës se ekspertët e Bankës Botërore po hetojnë qeverinë për projektin e menaxhimit të bregdetit të jugut.

Lufta kundër terrorit, Shqiperia krah SHBA

Mediat amerikane komentojnë vizitën dhe deklaratat e Kryeministrit Berisha në Washington dhe shkruajnë se Shqipëria është rreshtuar fort përkrah SHBA në luftën kundër terrorizmit.

Barazimi me Maltën, kritikohet strategjia e Arie Haan

Shqipëria merr një barazim dështues në Maltë, një ndeshje që rrëzoi ëndrrat e holandezit Haan dhe të tifozerisë shqiptare për Botërorin 2010. Mediat në Tiranë kritikojnë lojën e kuqezinjve.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme