Edicioni i lajmeve 13 Janar 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 13 Janar ora 19:30
Liria ekonomike, rritje me 1.3% për Shqipërinë
Indeksi i lirisë ekonomikë në Shqipëri është rritur ndjeshëm në vitin 2008, në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Vlerësimi është i fondacionit Heritage dhe prestigjiozes The Wall Street Journal.
Kartat, brenda të enjtes 3 milionë kupona në postë
Të enjten Posta Shqiptare do të ketë 3 milionë kuponë të rinj për aplikantët e kartave të identitetit. Ministri Nishani shpjegoi në emisionin “Opinion” të gjithë detajet e procesit në fjalë.
Pasaportat e vjetra, jashtë përdorimit në Janar 2011
Pasaportat e vjetra nuk do të jenë më në qarkullim pas 2 vitesh. Aplikimi për pasaportat e reja nis brenda pak ditëve. Drejtori i Gjendjes Civile shpjegon procedurat.
Kosova, Babacan: Njohje masive nga vendet islame
Ministri i Jashtëm turk, Ali Babacan ka deklaruar në Prishtinë se brenda një kohe të shkurtër do të ketë njohje masive të pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike.
Puna e çuditshme në Australi, rrogë të majme për asgjë
Autoritet australiane kanë hapur konkurs për një punë të çuditshme, kundrejt një page prej 105 000 Dollarësh. Ata duan të punësojnë njerëz që të kujdesen për një ishull për 6 muaj.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 13 Janar 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço