Edicioni i lajmeve 13 Korrik 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 13 Korrik 2009, ora 19 30
KQZ rrëzon ankimimin e PS për Beratin, miraton Fierin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ankimimin e PS për Beratin dhe ka miratuar tabelat përmbledhëse për Fierin. Socialistët kërcenojnë sërisht me mos njohje të zgjedhjeve.
Berisha: Do të njohim rezultatet e dala nga KQZ
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri Berisha, deklaroi se do të njo rezultatet e KQZ dhe se subjektet që kanë kundërshtim me vendimet, ti drejtohen Kolegjit Zgjedhor.
Dhjetra testime për AH1N1, mijra doza Tamiflu në spitale
Autoritetet e shëndetësisë po testojnë të gjithë, dhjetra persona të dyshuar si të prekur nga virusi AH1N1. Në spitale ka mijra doza me Tamiflu, për personat që mund të infektohen prej tij.
Legalizimet, rritin vlerën e bonove të privatizimit
Vendimi i qeverisë për aktivizimin e bonove të privatizimit në procesin e legalizimeve, ka çuar në dyfishimin e vlerës së tyre në treg. Ekspertët thonë se në vjeshtë rritja do të jetë disa herë më e madhe.
Dhunohen e grabiten varrezat e qytetit antik të Apolonisë
Persona ende të pa identifikuar kanë dhunuar e grabitur varrezat antike të Apolonisë, kësaj pasurie historike plot 2000 vjeçare. Ata kanë tentuar të marrin objekte të çmuara me qëllim për ti trafikuar.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 13 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço