Edicioni i lajmeve 14 Maj 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 14 Maj 2009, ora 19 30
Sondazhi “Gani Bobit”
Gazetare Sonila Meço – Sonte do flasim për rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga Qendra e Studimeve Humanistike “Gani Bobi”, një kontratë me Tv Klan, për të ndjekur tendencën e votuesve dhe prirjen e tyre drejt partive të ndryshme politike, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit. Me mua në studio gazetari Blendi Fevziu dhe Mentor Nazarko. Në lidhje të drejtëpërdrejtë do të jetë përfaqësuesi i Qendrës së Studimeve Humanistike, zoti Shkëlzen Maliqi.
Gazetare Sinila Meço – Cila ka qenë metodologjia e sondazhit më të fundit? Cili ka qenë kampioni i pyetur, sa persona kanë qenë dhe si janë realizuar pyetjet e sondazhit?
Shkëlzen Maliqi – Metodologjia e këtij hulumtimi nuk dallon nga sondazhet e tjera që kemi realizuar. Njëra ka qenë në Nëntor të viti të kaluar, tjetra në fund të Shkurtit. Ky sondazh është realizuar nga mesi i Prillit në terren. Kampioni kësaj here ka qenë 1050 i programuar, ndërkaq u realizuan 1029 anketa gjithsej në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Gazetari Mentor Nazarko – Sa zgjatë mesatarisht intervistimi i një të anketuari?
Shkëlzen Maliqi – Kjo varet nga pyetësori, sa pyetje ka. Ne kemi patur një pyetësor me rreth 25 pyetje.
Gazetari Blendi Fevziu – Zoti Maliqi dhe një pyetje. Në cilën kohë është kryer sondimi? Ne cilën periudhë?
Shkëlzen Maliqi – Kjo ka ndodhur nga mesi i Prillit.
Gazetare Sinila Meço – Problemet kryesore që kanë evidentuar shqiptarët:
1. Ekonomia, mbetet një problem kryesor për ta, 33.7%
2. Punësimi, 24.3% e të anketuarve, mendojnë se është një ndër problemet kryesore me të cilat përballet shoqëria shqiptare sot.
3. Korrupsioni, 11.5% e të anketuarve mendojnë se ky është problemi me të cilën përballen.
4. Standarti jetësor, 5.3%
5. Kujdesi shëndetësor, 4.5%
6. Infrastruktura, 2.7%
7. Taksat, 2.6%
8. Edukimi, 2.3
9. Pagat, 2.2%
10. Krimi, 1.9%
11. Probleme të tjera 8.75%
Gazetari Blendi Fevziu – Krimi, pagat, edukimi, taksat, infrastruktura dhe kujdesi shëndetësor nuk përbëjnë më probleme thelbësore për shqiptarët.
Gazetari Mentor Nazarko – Ka disa kategori që janë afër me njëra-tjetrën. Kur flasim standart jetësor ky është një faktor kompleks. Çfarë futet ary?
Gazetare Sinila Meço – Kur keni përmendur ekonominë çfarë keni përfshirë brenda saj?
Shkëlzen Maliqi – Me këto përfshihet perceptimi. Nuk i pyesim për problemet e tyre personale ekonomike, por perceptimi për shqipërinë.
Gazetare Sinila Meço – Sipas sondazhit standarti i jetesës në 4 vitet e fundit është më i mirë. 27.4% mendojnë se standarti i jetesës është i njëjtë, 36.4% mendojnë se standarti i jetesës është më i keq dhe pa përgjigje ka qënë 0.8% e të anketuarve. Kur do të publikohet sondazhi i radhës zoti Maliqi?
Shkëlzen Maliqi – Sondazhi i radhës i Klanit do të publikohet në pjesën e dytë të muajit Qershor. Po përgatiten edhe Exit Pollet.
Gazetare Sinila Meço – Nëse shqiptarët do të votonin ditën e dielë, do të preferonin që votën e tyre tja jepnin, 46,6% PD, 42.1% PS, 6.2% LSI. Pra PD do të ishte fituese e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 14 Maj 2009, ora 19 30 – Spikere: Sonila Meço