Edicioni i lajmeve 14 Prill 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 14 Prill 2010, ora 19:30

20:20 14/04/2010

Titujt kryesorë 14 Prill 2010, ora 19:30

Shqipëria dorëzoi sot përgjigjet e pyetësorit të BE

Shqipëria dorëzoi sot përgjigjet e pyetësorit të BE për statusin e vendit kandidat. Kryeministri ia paraqiti atë gjatë paradites komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fule.

Kukan: Askush nuk mund të mohojë progresin e Shqipërisë

Në Bruksel, gjatë një takimi me kryeministrin Berisha, eurodeputeti Eduart Kukan i kërkoi opozitës të jetë aktive në parlament dhe tha se askush nuk mund t’a mohojë progresin e Shqipërisë. 

LSI – PDU, bashkëpunim i ri parlamentar

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet nisin një bashkëpunim të ri parlamentar, që mund të pasohet me formimin e një grupi të ri në Kuvend, prane të cilit nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe disa deputetë socialistë.

Tërmet në Kinë, mbi 400 viktima e 10 mijë të plagosur

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 10 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti 6.9 ballë, që goditit veri-perëndimin e Kinës. Lëkundjet kanë rrafshuar rreth 80% të banesave të qytetit Joshu dhe mendohet se nën rrënoja ka viktima të tjera.

Parkimi në Tiranë, një mision i pamundur

Të duash të parkosh automjetin në Tiranë është thuajse një mision i pamundur. Qytetarët thonë se për të gjetur një vend parkimi u duhet të qarkullojnë nëpër kryeqytet për disa orë me radhë.

Depozitat, rikthehet besimi tek sistemi bankar

Masa ligjore për rritjen në 2.5 milionë Lekë të garancisë së depozitave, ka rikthyer besimin tek sistemi bankar në vend. Agjencia e Sigurimit të Depozitave thotë se gjatë vitit 2009, depozitat e individëve u rritën me 12 përqind.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 14 Prill 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme