Edicioni i lajmeve 15 Prill 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 15 Prill 2009, ora 19 30

20:55 15/04/2009

Titujt kryesorë 15 Prill 2009, ora 19 30

Berisha në Kashar: Do të dyfishojmë investimet në arsim

Pas vizitës zyrtare në Paris, kryeministri Berisha ka vijuar turin e tij “Shqipëria po ndryshon”, ku gjatë inagurimit të ty shkollave në Kashar, ka premtuar dyfishimin e investimeve në arsim.

Bregu: Shkëputëm mbi 200 mijë persona nga varfëria

Duke ju referuar studimit të Bankës Botërore, PNUDI-it dhe INSTAT-it për varfërinë, zëdhënësja e Këshillit të Ministrave Majlinda Bregu, deklaroi se politikat e qeverisë, shkëputën mbi 200 mijë persona nga zinxhiri i varfërisë.

Shefat e G7, kriza ekonomike merr fund në 2009

Shefat e financës së 7 vendeve më të industrializuara të botës, kanë dhënë sinjale pozitive për rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Sipas tyre kriza mund të marrë fund në fund të këtij viti.

Rruga e Golemit, komuna mban peng investimin

Një prej rrugëve më të rëndësishme të zonave turistike, ajo e Golemit vijon të mbetet peng i komunës, e cila nuk nis investimin ndonëse ka siguruar fondin për investim.

Alarmi nga gripi i derrave, mbi 70 viktima në Meksikë

Pas lopës së çmendur dhe gripit të pulës, bota duket se do të përballet me një tjetër epidemi vrasëse, bëhet fjalë për gripin e derrave, i cili në Meksikë ka shkaktuar mbi 70 viktima.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 15 Prill 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi






Të ngjashme