Edicioni i lajmeve 16 Dhjetor 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 16 Dhjetor 2009, ora 19 30
BE dorëzon pyetësorin. Opozita, dialog në kuvend
Bashkimi Europian i dorëzoi sot Shqipërisë pyetësorin mbi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim dhe i bëri apel opozitës që të ndërpresë protestat në rrugë dhe ti rikthehet dialogut politik në Kuvend
Qeveria, shpërblimet e fundvitit përapara Vitit të Ri
Qeveria miratoi sot një fond prej 15 milione dollaresh, për shperblimin e fundvitit per 540 mijë pensionistë. Po ashtu përpara vitit te ri do të shperndahen edhe shpërblimet e administratës.
Rama: Kriza zgjidhet vetëm me largimin e Berishës
Partia Socialiste mblodhi sot asamblenë kombëtare, ku dhe shpalli aksionin më të ri politikë me protesta, që do të kenë në fokus, situatën ekonomike në vend. Anëtarët e asamblesë akuzuan Edi Ramën, se po e kthenë partinë në OJF.
Gripi i derrit, një 18-vjecare viktima e pestë në vend
Shënohet viktima e pestë në vend nga virusi pandemik i gripit të derrit. Ajo është një 18-vjecare shtatëzënë, e cila ndërroi jetë sot në QSUT.
Samiti i Kopenhagenit, në pikëpyetje marrëveshja për klimën
Liderit botëror të ndodhur në Kopenhagen, nuk kanë arritur në marrëveshje për ndyshimet klimaterike. Sasia e C2O, që duhet të emetohet në atmosferë dhe niveli i financimeve nga vendet e zhvilluara, janë 2 prej pikave të mosmarrëveshjes.
Supersport, sot ndeshjet kualifikuese të Europa League
Luhen sot ndeshjet kualifikuese të europa league, të cilat do të përcaktojnë ekipet e tjera, që do ti bashkangjiten finalistëve për këtë eveniment të rëndësishëm të futbollit europian. Sfidat si gjithnjë në paketën Supersport.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 16 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço