Edicioni i lajmeve 16 Janar 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 16 Janar ora 19:30
Berisha: Zgjedhjet e 28 Qershorit, më të mirat në histori
Kryeministri Berisha garantoi shqiptarët se zgjedhjet e 28 Qershorit do të jenë më të mirat në historinë e votimeve pluraliste. Kreu i qeverisë foli edhe për aplikimin në Bashkimin Europian.
Kosovë: Sejdiu: Zgjedhje të reja vetëm në 2011
Presidenti i Kosovës mbyll debatin mbi kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, duke thënë se kosovarët do të votojnë për parlamentin e ri vetëm në vitin 2011.
Kartat e identitetit, informimi publik ndihmon qytetarët
Në Tiranë vijon procesi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike. Qytetarët thonë se janë të mirëinformuar me procedurat, edhe falë fushatave publicitare në media.
Autostrada Tiranë-Durrës, 5 muaj me 1 kalim
Nis rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës. Për shkak të punimeve, qarkullimi i automjeteve do të bëhet vetëm në njërën anë të saj për një periudhë 5 mujore.
Fjalimi i lamtumirës, Bush: Ja ç’do kisha bërë ndryshe
Në fjalimin e lamtumirës si president, George W. Bush deklaroi se ndihej i privilegjuar që kishte drejtuar kombin e tij, teksa tha se disa gjëra mund t’i kishte bërë ndryshe.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 16 Janar 2009, ora 19:30
– Spikere: Sonila Meço