Edicioni i lajmeve 16 Qershor 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 16 Qershor 2009, ora 19 30

20:59 16/06/2009

Titujt kryesorë 16 Qershor 2009, ora 19 30

Basha: Shqiptarët, brenda 12 muajve pa viza në vendet e BE

Bashkimi Europian vlerëson përparimin e Shqiperisë dhe mbështet qeverinë shqiptare në realizimin e objektivit për heqjen e vizave të qytetarëve shqiptarë me vendet e bllokut brenda 12 muajve.

The Guardian: Shqipëria, vendi i vetëm me rritje ekonomike në Europë

Prestigjozja britanike “The Guardian vlerësonë faktin se Shqipëria është i vetmi vend me rritje ekonomike në Europë, duke theksuar se ky është një skenar i favorshëm dhe pozitiv për prosperitetin e këtij vendi.

Berisha-Rama, fushatë me akuza për “Durrës-Kukës” dhe  arsimin

Berisha dhe Rama shkëmbejnë akuza të ndërsjella për njëri-tjetrin gjatë takimeve elektorale. Berisha tha në Kukës se Rama është armik i rrugës së Kombit, ndërsa Rama akuzoi atë për gjendjen e arsimit.

Maqedoni, rrëzohet kërkesa e shqipëtarëve për shtet multietnik

Parlamenti Maqedonas ka rrëzuar kërkesën e deputetëve shqiptarë, që në strategjinë kombëtare të theksohet se Maqedonia është shtet multietnik. Edhe spoti i ri për turizmin injoron kulturën e traditën shqiptare.

Krizë politike në Iran, qindra mijra njerëz zbresin në shesh

Irani ndodhet në një krizë të thellë politike. Opozita e drejtuar nga  lideri i saj Musavi, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, ndërkohë që rrugët e Teheranit janë pushtuar nga qindra mijra njerëz.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 16 Qershor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço








Të ngjashme