Edicioni i lajmeve 17 Maj 2009, ora 19 30
Titutjt kryesorë 17 Maj 2009, ora 19 30
Berisha në Korcë: Vota majtas, kthim mbrapa për vendin
Kreu i qeverisë, Sali Berisha tha nga Korca se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet e 28 Qershorit të prishen dhe se ato do të jenë brenda standarteve ndërkombëtare. Sipas tij, alternative e opozitës ofron kthimin mbrapa.
Thellohet çarja në PBDNJ. Krijohet grupimi anti-Dule
Përshkallëzohet përçarja në PBDNJ. Anëtarë të këshillit kombëtar të kësaj partie, kanë lajmëruar se do të krijohet një Pol brenda partisë që do të mbledhë rreth vetes gjithë minoritetet që nuk jane dakord me kryetarin aktual Dule.
Paga minimale 18 mijë lekë, përfitojnë 6 mijë persona
Paga minimale në shtet apo sektorin privat do të jetë 18 mijë lekë në muaj, apo 53 perqind më shumë sesa ishte në vitin 2005. Nga vendimi për rritjen e kësaj page së fundi me 1 mijë lekë përfitojnë 6 mijë persona.
Maqedoni, shqiptarët të shqetësuar për përjashtimin nga bisedimet
Shqiptarët në Maqedoni kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me përjashtimin nga bisedimet për emrin kushtetues të shtetit fqinj. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, thotë se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhje nuk është vetëm e partisë në pushtet.
Kriza ekonomike, protesta masive në Gjermani dhe Itali
Disa dhjetra mijë gjermanë dhe italianë protestuan sot duke i kërkuar qeverive të tyre marrjen e masave për të mos lejuar shkurtimet e mëtejshme të vendeve të punës për shkak të krizës ekonomike.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 17 Maj 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço