Edicioni i lajmeve 17 Mars 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 17 Mars 2009, ora 19 30

20:30 17/03/2009

Titujt kryesorë 17 Mars 2009, ora 19 30

Berisha: Monitorim i gjerë nga ODIHR. Rama: Situata, shqetësuese

Kryeministri Berisha i kërkoi misionit të Vlerësimit të Nevojave të ODIHR-it, një monitorim të gjerë të procesit zgjedhor. Ndërsa kryesocialisti Edi Rama tha se situata në prag të zgjedhjeve, është shqetësuese.

Rritet akciza, nafta 10 lekë më shtrenjtë në treg

Hyrja në fuqi e vendimit për fiksimin e akcizës së karburanteve në 37 lekë, ka cuar në rritjen e menjëhershme të cmimit të naftës. Sot në Tiranë, ky produkt është shitur me 10 lekë të reja më tepër.

Legalizimet, 20 % ulje për ata që shlyejnë detyrimet

Qytetarët që do të shlyejnë detyrimet financiare pranë Agjencisë së Legalizimit të Zonave Informale do të paguajnë 20 përqind më pak nga vlera reale. ALUZNI ofron edhe kredi me interes zero.

Merkel: Pas Kroacisë, BE do të pushojë zgjerimin. BE, e ndarë për vizat

Kancelarja gjermane Merkel, tha sot se BE duhet të pushoj së zgjeruari radhët e veta pas anëtarësimit të Kroacisë. Ndërkohë ministrat e Jashtem te BE –se shfaqën qendrime te ndryshme, persa i perket liberalizimit te vizave me vendet e Ballkanit Perendimor.

Kaka, fituesi i Topit të Artë, ekskluzivisht për gazetën “Koha Jonë”

Nesër në gazetën gazetën “Koha Jonë” do të gjeni intervistën ekskluzive  me futbollistin e famshëm Rikardo Kaka. Për herë të parë për një media shqiptare Kaka rrëfen gjithçka për jetën e tij. Aktivizimin aktual tek Milan dhe planet surprizë për të ardhmen.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 17 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme