Edicioni i lajmeve 19 Mars 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 19 Mars 2010, ora 19:30

20:15 19/03/2010

Titujt kryesorë 19 Mars 2010, ora 19:30

Fyle: Në Prill propozimi për vizat, jemi kundër bojkotit

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Shtefan Fyle deklaroi në Tiranë se Brukseli do të bëjë në Prill propozimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Ai u shpreh kundër bojkotit të opozitës, duke kërkuar që zgjidhja e ngërçit politik të udhëhiqet nga respekti për Kushtetutën dhe transparenca.

Ndërpritet pas tensionit në sallë seanca për hetimin e zgjedhjeve

Kuvendi  ka ndërprerë për disa minuta seancën maratonë pas një tensioni të krijuar mes deputetit socialist Gazmir Bizhga dhe zv/Ministrit të Brendshëm Gent Strazimiri. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së gardës së republikës.

Pengmarrja, arrestohet në kohë rekord grabitësi i bankës

Një 25-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në kohë rekord nga policia dhe RENEA, pasi grabiti dhe më pas mori peng një studente në Tiranë. Incidenti, që për 30 minuta ngjalli panik në zonën afër presidencës, u mbyll pa asnjë të lenduar. Tv Klan sjell pamje ekskluzive të pengmarrjes.

Thirrë-Kalimash, tuneli hapet për qytetaret më 15 Maj

Tuneli jugor Thirrë-Kalimash, i dëmtuar pak muaj më parë, do të jetë i lirë për qarkullimin e automjeteve që nga 15 Maji. Dje pasdite ka dalë drita në dy anët e galerisë, por duhen kryer disa punime të nevojshme teknike që do të garantojnë sigurinë maksimale.

Champions-Europa Legue, hidhet shorti për superekipet

Shorti për gjysemfinalet e Champions League, ka vënë përballë skuadra të forta e pretendente për titull, duke e afruar në kohë finalen e madhe që do të luhet në Madrid. Në Lion të Zvicrës u hodh dhe shorti për Europa League.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 19 Mars 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme