Edicioni i lajmeve 19 Shkurt 2009, ora 19:30
Titujt kryesorë, 19 Shkurt ora 19:30
Global Insight: Shqipëria, rritjen më të lartë ekonomike në Europë
Shqipëria është vendi i parë në Europë për rritjen ekonomike të këtij viti dhe i dhjeti në botë. Klasifikimi në majat e nivelit botëror vjen nga Instituti prestigjioz i Kërkimeve Analitike të Ekonomive të më shumë se 200 vendeve të botës, Global Insight.
Prefekti i Tiranës rikthen buxhetin e bashkisë
Prefekti i Tiranes, Ruzhdi Keçi ka rikthyer në Këshillin Bashkiak buxhetin e bashkisë për vitin 2009, nën argumentimin se ka konstatuar shkelje ligjore.
Deklarata e BB përplas mazhorancën dhe opozitën
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sot mbi deklaratën e Bankës Botërore mbi projektin e zhvillimit në zonën e Jalës. Ministri Bode i quan akuzat e opozitës shpifje të saj të radhës.
Dëbora bllokon dhjetëra rrugë e komuna në veri e juglindje
Rreshjet e dëborës dhe ngricat kanë përfshirë prej mbrëmjes së shkuar 80 përqind të territorit të Shqipërisë. Për pasojë, disa akse rrugore dhe komuna të thella janë bllokuar.
Abuzimet me faturat, OSSH: Do t’i dëmshpërblejmë
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka pohuar sot se punonjësit e saj kanë kryer me qindra abuzime në faturimin e energjisë elektrike dhe ka premtuar dëmshpërblim për familjet e prekura.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 19 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço