Edicioni i lajmeve 20 Janar 2010, ora 19:30


Edicioni i lajmeve 20 Janar 2010, ora 19:30

20:12 20/01/2010

Titujt kryesorë 20 Janar 2010, ora 19:30

Rama pro rezolutës së KE, por s’tërhiqet nga kutitë

Edi Rama përshëndeti sot projektrezolutën e Këshillit të Europës, por ka thënë sërish se nuk tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive. Reagon PD, e cila shprehet e hapur për dialog dhe i jep shumicën e komisionit parlamentar opozitës. Edhe Austria kundër bojkotit.

Holanda, e impresionuar nga lufta kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Basha merr mbështetjen e Holandës për heqjen e vizave. Homologia e tij holandeze shprehet e impresionuar për luftën kundër krimit të organizuar. Kufinjtë dhe pasaportat biometrike vlerësohen ndër më të sigurtët në BE.

“Heritage”, Shqipëria e 53-ta për liritë ekonomike

Shqipëria gjendet në vendin e 53-të në botë përsa i përket lirisë ekonomike. Renditja është bërë në raportin më të fundit të fondacionit “Heritage”. Kjo renditje e çon vendin tonë mbi mesataren e botës.

Ngrihen grupet e punës për dëmshpërblimet në Shkodër

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të radhës ngritjen e grupeve të punës që do të përcaktojnë vlerën e dëmshpërblimeve për zonat e përmbytura. Në këtë mbledhje u miratuan edhe ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Hyn në fuqi ligji për pensionet private, ja skema e përfitimit

Nesër hyn ne fuqi ligji për pensionet private, prej të cilit përfitojnë të gjitha ata që derdhin kontribute vullnetare në shoqëritë e licensuara, në letra me vlerë, para, apo çdo pasuri tjetër.

Galaktikët e Realit në Tiranë, vlerësohet ndeshja e bamirësisë

Galaktikët e Realit të Madridit po ndeshen me skuadrën e Gramozit për tofeun e Taçi Oil. Të ardhurat e kësaj sfide do të shkojnë në ndihmë të banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës. Informojmë se nisja e pjesës së dytë po vonohet për shkak të një defekti në qarkun elektrik.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 20 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço






Të ngjashme