Edicioni i lajmeve 21 Gusht 2009, ora 19 30
Titujt kryesorë 21 Gusht 2009, ora 19 30
OSBE: 28 Qershori, zgjedhjet më të mira. Rama kundër
OSBE deklaron se zgjedhjet e 28 Qershorit, pavarësisht problemeve të vogla teknike ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në shqipëri. Por ish-kreu i PS del përsëri kundër OSBE duke u shprehur kundër zgjedhjeve dhe parlamentit të ri.
Kosove-Maqedoni: Projekti i Berishës çon shqiptarët në europë
Projketi i kryeministrit Berisha për bashkimin e kmbit, sëbashku me liderit kosovarë mbështetet në Prishtinë e Shkup, ku shqiptarët atje kërkojnë edhe përfshirjen e Maqedonisë. Ata thonë se ky është projekti që çon gjithë shqiptarët në europë.
Gripi i derrave, edhe 4 raste të tjera të infektuara me virusin AH1N1
Mbrrin në 20 numri i personave të prekur me virusin e gripit të derrave në shqipëri. Nga Bukureshti kanë ardhur sot përgjigjet për 4 të dyshuar të tjerë, qe rezultuan të infektuar me AH1N1. Të gjithë të infektuarit e fundit janë nga kryeqyteti.
Përgjaket “Tiranë-Durrës”, burrë e grua vdesin në aksident
Autostrada Tiranë-Durrës, shndërrohet përsëri në arenë aksidentesh të përgjakshme. Viktimat e radhës janë burrë e grua, emigrantë në itali, që ktheheshin nga një dasëm. Sipas policisë drejtuesi i mjetit ishte i dehur dhe udhëtonte me shpejtësi.
Tragjedi në ujrat e Italisë. Mbyten në det 75 emigrantë
Një tjetër tragjedi është shënuar në Lampeduza të Italisë. Afro 75 emigrantë kanë humbur jetën gjtë një udhëtimi nga Libia për në brigjet italiane. Emigrantët ishin nisur nga Tripoli, më 28 Korrik por kanë mbetur në detë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 21 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço