Edicioni i lajmeve 22 Korrik 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 22 Korrik 2009, ora 19 30

20:59 22/07/2009

Titujt kryesorë 22 Korrik 2009, ora 19 30

Kolegji zgjedhor rrëzon Partinë Socialiste për Beratin

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PS, për rivlersim të votave të pavlefshme për KZAZ-të, 1,2 dhe 3, në qarkun e Beratit. Sipas kolegjit dokumentacioni i paraqitur nga këto KZAZ është i vlefshëm.

Harasani e Haxhiymeri: Rama përgjegjës për humbjen e PS

Dy figura të tjera të larta të PS, bëjnë me përgjegjësi Edi Ramën, për humbjen e 28 qershorit. Sekretarët Andis Harasani dhe Edlira Haxhiymeri , pranojne humbjen dhe i kërkojnë Ramës respektim të statutit.

Qeveria: Paketë e posaçme ndihmash për zonat e varfra

Qeveria parashikon miratimin e një pakete ndihme financiare dhe strategjike për zonat e varfra të vendit. Këshilli i ministrave miratoi edhe kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore, të 4 mijë familjeve.

Fratini: BE do ta miratojë këtë verë kërkesën e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm italian, Franco Fratini garanton se BE do ta miratoj brenda verës kërkesën e shqipërisë për statusin e kandidatit dhe se shqipëria nuk mund të mbetet peng i burokracive të Brukselit.

Gripi i derrit, zbulohen tre raste të reja në shqipëri

Në shqipëri zbulohen tre raste të tjera të gripit të derrit, bëhet fjalë për tre marinar të huaj të larguar tashmë nga shqipëria. Autoritetet shëndetësore thonë se harta e të dyshuarve si të infektuar shtrihet në disa qytete, por nuk ka vend për panik.

Studimi, pas 5 shekujsh në Serbi nuk do të ketë më serb

Pas 5 shekujsh Serbia mund të mbetet pa asnjë serb. Ky paralajmërim i publikuar në të gjithë mediat serbe, është rezultat i llogaritjeve të ministrisë për politika sociale, bazuar në ritmin aktual të lindjeve në këtë vend.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 22 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço






Të ngjashme