Edicioni i lajmeve 22 Mars 2010, ora 19:30
Titujt kryesorë 22 Mars 2010, ora 19:30
PE: Shqipëria, arritje madhore për liberalizimin e vizave
Eurodeputetët vlerësuan sot në Tiranë përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit nga qeveria dhe mbështetën fuqishëm heqjen e vizave. Në takimet me krerët më të lartë të qeverisë dhe shtetit shqiptar, ata u shprehën të impresionuar nga arritjet dhe reformat e ekzekutivit.
Berisha, Ramës: 100 prokurorë për transparencë të shpejtë
Kryeministri Berisha përsëriti sot ofertën për kryetarin e PS, për angazhimin e 100 prokurorëve për të siguruar një transparencë të plotë dhe të shpejtë lidhur me pretendimin e socialistëve për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.
Festa, bektashinjtë kremtojnë ditën e Sulltan Novruzit
Besimtarët bektashinj festuan sot ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit. Në selinë e kryegjyshatës botërore të bektashizmit, uruan për këtë ditë shumë qytetarë, si dhe poitikanë dhe përfaqësues te trupit diplomatik.
Privatizimet, brenda Prillit lista me objektet në shitje
Brenda muajit Mars fillon procesi i privatizimit të aksioneve që ka shteti në Albtelekom. Ndërkohë, në Prill të gjitha ministritë duhet të dorëzojne listën e objekteve që do të jenë për privatizim, ku prioritet do të ketë biznesi vendas.
Fitorja e Obamës, Kongresi kalon reformën në shëndetësi
Presidenti amerikan Barack Obama ka shënuar një fitore të rëndësishme politike në dhomën e përfaqësuesve. Nga reforma në shëndetësi përfitojnë shërbim falas 32 milionë amerikanë, kryesisht të varfër dhe të moshuar.
Specialistët e futbollit: Serie A, një kampionat “i çmendur”
Sezoni aktual i Serie A po konsiderohet gjithnjë e më shumë nga specialistët në këtë vend, si kampionati i çmendur për shkak të rezultateve të papritura që arrijnë ekipet kryesuese. Milan dhe Roma nuk po mundin të përfitojnë nga gabimet radhazi të ekipit të Interit.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 22 Mars 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço