Edicioni i lajmeve 23 Dhjetor 2009, ora 19 30


Edicioni i lajmeve 23 Dhjetor 2009, ora 19 30

20:26 23/12/2009

Titujt kryesorë 23 Dhjetor 2009, ora 19 30

Berisha-Meta: Rama po mban peng Partinë Socialiste

Kryeministri Berisha dhe zëvendës kryeministri Meta, i kanë kërkuar përsëri opozitës të kthehet në kuvend. Në seancën e fundit parlamentare, për vitin 2009 krerët e mazhorancës deklaruan se PS po mbahet peng nga Edi Rama, për interesat e tij personale.

Berisha: Ekspertët më të mirë për të luftuar mafjen

Kryeministri Berisha lajmëroi sot ngritjen e një këshilli të posacëm me ekspertët më të mirë të strukturave të zbatimit të ligjit, për të luftuar mafien dhe për të shkatërruar burimet ekonomike të saj.

Edi Rama paditet në prokurori për abuzimet me lejet e ndërtimit

Prefektura e Tiranës ka kallzuar penalisht Edi Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Padia vjen pas akuzave të forta që ka lëshuar mazhoranca këto ditë ndaj Ramës, për këtë cështje.

5433 parcela ndertimore kalojnë në pronësi të poseduesve

Qeveria ka miratuar kalimin e pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve te 5433 objekteve informale. Në mbledhjen e rradhës, u vendos heqja e tvsh, për arsimin privat dhe shpallja e 8 dhjetorit festë kombëtare.

BSH: Ekonomia shënoi stabilitet, inflacioni brenda kufijve

Guvernatori i Bankës së Shipërisë deklaroi sot se gjatë muajit nëntor, ekonomia shqiptare shënoi stabilitet dhe se u vendosën besimi i konsumatorëve në drejtim të kthimit të depozitave. Ndërsa inflacioni u mbajt brenda kufijëve.

Shtohen kërkesat për pasaporta biometrike. Ministria ndryhon oraret

Me kthimin e emigrantëve per festat e fundvitit është rritur edhe numri i aplikimev për pasaporta biometrike. Per tju krijuar atyre lehtësirat e duhura ministria e Brendshme, ka ndryshuar oraet e aplikimit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 23 Dhjetor 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço






Të ngjashme